Deklarata Thaçi – Vujanoviq konfirmon Marrëveshjen e vitit 2015 dhe pikën 2 të Projektligjit të kundërshtuar me dhunë

16.02.2018 14:13:22

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë është bërë publike Deklarata e përbashkët e Hashim Thaçit dhe e Filip Vujanoviqit lidhur me çështjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, me të cilën shprehet vullneti që Marrëveshja e vitit 2015 të ratidikohet në Kuvendin e Kosovës, e pasi të fillojë shenjimi praktik i kufirit, të rishqyrtohen vëretjetjet për pikat konkrete kufitare.

Në fakt, pavarësisht manipulimit që po bëhet me këtë Deklaratë, megjithatë e vërteta është se me të konfirmohet pikërisht Marrëveshja e vitit 2015, kurse gatishmëria për rishikim të çështjeve kontestuese, nuk ka asgjë të re që nuk përmban marrëveshja e para tri viteve.

Siç deklarohet edhe në Deklaratë, Marrëveshja e vitit 2015 do të ratifikohet në formën që është, dhe në bazë të pikës 12 të saj, kurse rishikimi i pikave kontestuese, do të bëhet tek pastaj.

Ky vullnet i shprehur është vetëm konfimim i pikës 2 të Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila ka parashikuar se “Dispozitat e marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republiksë së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë më datë 26 gasht 2015, nëse ka fakte të reja ligjore mund të ndryshohen dhe plotësohen me pëlqimin e palëve.”

Mirëpo, ky Projektligj ishte kundërshtuar me dhunë nga opozita e djeshme, nga kuvendarë të LDK-së dhe të PDK-së.

Me Deklaratën Thaçi – Vujanoviq është pranuar Marrëveshja e vitit 2015, si dhe është marrë përsipër të zbatohet pika 2 e Projektligjit që është kundërshtuar me dhunë gjatë viteve 2015-2017.