Deklaratat skandaloze të Tomë Gashit për të fshehur të vërtetën për vdekjen e Astrit Deharit

16.11.2016 15:25:24

Nga Rexhep Kastrati

Sa më shumë që po afrohet dita kur do të bëhen publike rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për vdekjen e Astritit, aq më shumë po e humbin torruan në kampin e Albin Kuritit. Pas rrenës së bërë parmbrëmë lidhur me kohën e vdekjes së Astritit, kur tha se ka vdekur disa orë para kohës së shetitjes, Tomë Gashi sot ka thënë se fytyrën e Astritit e kanë pastruar. Unë e kuptoj gjendjen e rënduar të sektës okulte të Albinit, e së këndejmi edhe të Tomës, por gjithsesi duhet thënë se janë komprometuar aq shumë sa që nuk po kursejnë veten as nga deklarata skandaloze që nuk pijnë ujë, dhe që nuk i beson kush. Është kështu për faktin se janë bërë publike informacione të mjaftueshme që përgënjeshtrojnë të gjitha deklaratat e tilla. Nga ato informacione që janë bërë publike, del se as nuk është e vërtetë se Astriti ka vdekur disa orë më parë se koha e shetitjes, as se i është pastruar fytyra. “Në kohën e shëtisë së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj. Ka ndodhur ndonjëherë që edhe unë, por edhe ndonjëri sikurse edhe Astriti që të mos del në sheti, dhe kjo na ka bërë që të mos shfaqim ndonjë dyshim. Madje, edhe unë shpesh nuk dalë për arsye të ndryshme. Mirëpo, unë e as shokët e dhomës nuk kemi vërjetur diçka të dyshimtë. Pas përfundimit të pushimit, në ora 15.00 jemi kthyr dhe unë i pari kam qenë që e kam parë Astritin të shtrirë në dysheme në shpinë, prapa kam pasur shokët e dhomës dhe oficerin D.K. Kam parë që as nuk ka lëviz apo lëshuar ndonjë gjëmë. Ka pasur në gojë një shishe plastike (të mjaltit) që blihen në kantinë. Në moment ka reaguar oficeri dhe ka thirrur në ndihmë ekipin mjekësor të Qendrës së Paraburgimit, që shpejt ka ardhur dhe i kan dhënë ndihmën e parë. Sipas atyre që dhanë ndihmën ka pasur puls, shenja jete derisa ishte në dhomë.” – ka thënë Naser Makolli, shoku i dhomës së Astritit. Nga kjo deklaratë shihet qartë se Astriti është gjetur i gjallë pas shetitjes, i është ofruar ndihma e nevojshme dhe janë kryer të gjitha shërbimet që kanë mundur t’i jepen. Edhe kur është kryer autopsia, vetë Tomë Gashi nuk ka pasur absolutisht asnjë vërejtje lidhur me eskpertizën, as se fytyra e Astritit është pastruar. Pra, deri tash nuk është shprehur asnjë pretendim i tillë, edhe pse këto si puna e larjes së fytyrës, apo edhe e gjendjes së trupit janë marrë vesh me të parën, pra qysh kur është parë trupi në momentin e parë, pra edhe kur është parë trupi në mometin e ekspertizës mjeko-ligjore. Dhe pasi është kryer obduksioni, Tomë Gashi nuk ka ngritur asnjë pretendim, asnjë vërejtje lidhur me ndonjë shenjë të dyshimtë që do të mund të kuptohej qoftë si pastrim i fytyrës së Astritit, qoftë edhe për kohën e vdekjes. Dhe me kalimin e ditëve, me afrimin e ditës kur do të bëhen publike rezultatet zyrtare të ekspertizës mjeko-ligjore, që do të mund të hedhin dritë mbi vdekjen e Astritit, sekta okulte e Albinit dhe Tomë Gashi po u rritet paniku dhe trazimi i brendshëm. Është kështu për faktin se që nga fillimi kanë shpikur lloj-lloj rrene si për vizitat e komisarëve të sektës okulte të Albinit te Astriti, si mbikëqyrja e takimeve të Astritit me prindërit, si gjoja keqtrajtimi psikologjik i Atdhe Arifit, si dhe të tjera, dhe gjithnjë e më pakët po u mbetet mundësia për të keqpërdorur këtë vdekje për qëllime kundërshtetërore dhe kundërkombëtare, gjë që e bënë të qartë mbrëmë edhe në “Click” të rtv21, e që kam thënë vazhdimisht.