Deklaratë e degës së LDK-së në Zvicër lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë

31.08.2019 12:06:42

Dega e LDK-së në Zvicër ka mbështetur me anë të një deklarate nominimin e Vjosa Osmanit kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së, dhe shpreh besimin se ajo është zë i bashkimit, i pjekurisë politike, i të gjitha gjeneratave!

Po ashtu, kjo degë fton elektoratin e Kosovës të votojnë LDK-në dhe Vjosa Osmanin!
Kjo është deklarata e plotë e degës së LDK-së në Zvicër:
Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Zvicër, përkrahë pa rezervë, vendimin e LDK-së respektivisht nominimin e znj. Vjosa Osmani, për Kryeministre të Republikës së Kosovës. Gëzon fakti që znj. Vjosa Osmani është shëndrruar: një zë i bashkimit, një zë i pjekurisë politike, një zë i gjitha gjeneratave, një zë i ndryshimeve të mëdha e një zë i shpresës dhe perspektivës për Kosovën Evropiane. Ftojmë elektoratin e Kosovës, të reflektojë duke votuar Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe znj.Vjosa Osmani për Kryeminstre. Ne konsiderojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës mbetët shpresë e vetme politike për ardhmërinë dhe prosperitetin e vendit. Të punojmë të gjithë pa u ndalur deri në fitorën e madhe të LDK-së dhe fitorën për gjithë qytetarët e Kosovës. Vazhdojmë mëtutje me LDK-në…
Solothurn. 31.08.2019
LDK, Dega në Zvicër Kryetar A. Kosumi