Dekriminalizimi, Administrativja rrëzon kërkesën e Selamit

23.01.2017 15:20:19

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Shkëlqim Selami për pezullimin e vendimit të KQZ. Rrëzimi i kërkesës së Shkëlqim Selamit vjen, pasi ai është zëvendësuar nga KQZ me kandidatin tjetër që ishte në listat shumë emërore, Flamur Çelaj.

Vendimi i Gjykatës Administrative vjen pas atij të Kolegjit Zgjedhor që sërish rrëzoi kërkesën e Selamit. Shkëlqim Selamit iu hoq mandati nga KQZ pas kërkesës së prokurorisë, pasi u gjet me shkelje pas kontrollit të ligjit për dekriminalizimin.