Del dezinfektuesi që vret koronavirusin nga sipërfaqet në 90 sekonda

03.03.2021 13:10:42

Miliona australianë do të kenë akses së shpejti në një spraj (dezinfektues) që vret Covid-19 nga sipërfaqet në vetëm 90 sekonda.

ViroCLEAR – një dezinfektues i bërë në Australi i miratuar nga autoritetet – do të vihet në dispozicion për spitalet, shkollat, universitetet, pub-et dhe restorantet nga e mërkura, raporton DailyMail.

Produkti, i cili u zhvillua nga BioInnovate, kërkon më pak se dy minuta për të vrarë virusin nga sipërfaqet si tavolina, dorezat apo dhe sipërfaqet e tjera.

Covid-19 mund të jetojë në plastikë deri në 72 orë, në karton deri në 24 orë dhe sipërfaqe çeliku deri në dy ditë, shkruan gazeta SHQIP.

Në fund të muajit Australianët e zakonshëm do të jenë në gjendje të përdorin dezinfektuesin në shtëpitë e tyre.

ViroCLEAR gjithashtu do të shpërndahet për përdoruesit e transportit publik më vonë gjatë vitit.

BioInnovate pret që produkti të eksportohet në Shtetet e Bashkuara, Azi dhe Evropë deri në mes të vitit 2022.