Delawie dënon sulmin në Kuvend: Dhuna është e papranueshme në demokraci

05.08.2016 11:56:42

Greg Delawie ambasadori amerikanë në Kosovë, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Delawie përmes një postimi në Twitter ka theksuar se  dhuna dhe gjuha që ushqejnë dhuna janë të papranueshme në demokraci.

Ky është postim i plotë:

I tronditur nga sulmi ndaj Parlamentit të Kosovës. Dhuna dhe gjuha që ushqejnë dhunë janë të papranueshme në demokraci.