Delawie i frikësuar me të ardhmen e Kosovës

09.08.2016 23:00:27

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, ka dënuar sulmin ndaj Murat Mehës, duke thënë se nëse vazhdohet me sulme të tilla, frikësohet për të ardhmen e Kosovës.

Delawie ka thënë se po qëndron në Prizren, për të folur lidhur me korrupsionin, temë kjo që Kosova duhet të punojë më së shumti.

“Jam i zhgënjyer nga një anëtar i parlamentit që zgjodhi dhunën për të zgjedhur çështjet. Demokracia nuk duhet të jetë gaz lotsjellës në parlament dhe më e keqja është që e pamë një granat dore në shtëpinë e Murat Mehes. Jam i frikësuar me të ardhmen e Kosovës, nëse vazhdohet kështu”, tha ai.