Delawie po fascinohet me atë që “ka parë në Gjakovë”!

01.12.2016 20:39:45

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka vizituar sot Komunën e Gjakovës, me ç’rast është pritur nga kryetarja Mimoza Kusari-Lila

Kryetarja e ka njoftuar ambasadorin për zhvillimet në Komunën e Gjakovës, duke theksuar të arriturat e përgjatë viteve të qeverisjes së saj. Në takim, Delawie është njoftuar për përfitimin e fondeve nga komuniteti ndërkombëtar dhe projektet kapitale, si ai i ujit të pijes për fshatrat e Komunës së Gjakovës, projekti i ngrohtores së re, projekti i impiantit të ujërave të zeza, projekti për ndërtimin e objektit të Komunës si dhe projekte tjera që kanë ndikuar në rritjen e transparencës komunale.

Delawie ka shprehur se “ndjehet i fascionuar me punën që është bërë deri tani në Komunën e Gjakovës”, si dhe se “shpreson që të ketë bashkëpunim më të mirë ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror”, thuhet në kumtesën për shtyp të Komunës së Gjakovës.

Delawie dhe Kusari-Lila po ashtu kanë vizituar qendrën multifunksionale “BoneVet”, si dhe Kishën Ortodokse të Gjakovës.