Delawie porosi për politikanët: Kujdes me listat zgjedhore

11.05.2017 19:25:00
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, thotë se partitë politike në prag të fushatës zgjedhore, duhet të kenë kujdes se çfarë njerëzish përfshijnë në listat zgjedhore.

Delawie thotë, se është për të ardhur keq që deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta votojnë demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij mandati.

Ai, gjithashtu, thotë se se rinia e Kosovës, për shkak të përfitimeve politike, është duke humbur shumë mundësi, duke iu referuar liberalizimit të vizave.

Delawie, për RTK, thekson se institucionet duhet të vazhdojnë të punojnë në përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.