Delawie sërish apel partive politike: Arrini marrëveshje dhe ratifikojeni demarkacionin

23.02.2018 16:52:46

Shtyrja e sërishme e seancës ku pritej ratifikimi i Projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, ka nxitur reagimin e ambasadorit amerikan Greg Delawie.

Delawie përmes një postimi në Twittet, ka kërkuar nga partitë politike që të arrijnë marrëveshje dhe sa më parë të ratifikojnë marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

“Tani është koha për të gjitha partitë politike të tregojnë udhëheqje. Bëni një marrëveshje që i vendos qytetarët në rend të parë. Ratifikojeni demarkacionin”, ka shkruar Delawie.

Kujtojmë se sot pas një debati të ashpër ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti dhe në mungesë të kompromisit është shtyrë seanca për demarkacionin për të mërkurën në ora 10:00.