Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s sot në Kosovë

29.06.2018 11:55:24

Takime të ndara me presidentin dhe kryeministrin

Në kuadër të vizitës në Kosovë, Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në përbërje prej Presidentit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Paolo Alli dhe drejtorit të Komisionit për Dimensionin Civil dhe Siguri, Andrius Avizius, sot do të kenë takime me zyrtarë të lartë kosovarë. Delegacioni i NATO-s pas takimit me Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të takohet nga ora 10:40 me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe me kryeministrin Ramush Haradinajn nga ora 11:50. Po ashtu nga ora 18:30 Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të takohet me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës