Deliu: Nuk pranojmë që asnjë parti të na detyrojë të bëhemi pjesë e agjendës së saj

04.08.2017 10:45:14

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, gjatë një adresimi për media ka thënë se PDK ka dëshmuar se është institucionale dhe e përgjegjshme ndaj interesave të shtetit.

“PDK-ja do të jap maksimumin për ndërtimin e institucioneve, në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Të tjerët janë ata që i kanë bllokuar institucionet, madje edhe i kanë sulmuar ato. Ne nuk pranojmë që asnjë parti të na detyrojë të bëhemi pjesë e agjendës së saj. Jemi të vendosur për të vijuar seancën konstituive, por duhet të ketë koordinim për të bërë një gjë të tillë”, ka thënë ndër tjerash Deliu.