Demantohet spekulimi i mbrëmjes: Fatmir Limaj NUK është takuar me Albin Kurtin

16.06.2017 23:04:55
Lajmi për një takim sonte ndërmjet liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është mohuar kategorikisht.
Sekretari për marrëdhënie me media në Nismën për Kosovën, dhe njeriun më të afërt të Fatmir Limajt, Endrit Shalën ka mohuar këto lajme duke i quajtur si “rrena”.

“Fatmiri në shtëpi është, nuk ka ndodhur një takim i tillë. Rrenë është kjo”, ka thënë Shala për lajmi.net.

Disa media çaste më parë raportuan se ka ndodhur një takim mes Limajt dhe Kurtit pas thirrjes së këtij të fundit që deputetë e AAK-së dhe Nismës t’i bashkohen VV-së në krijimin e Qeverisë.

Në anën tjetër zyrtarë nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur qe disa ditë se i kanë numrat për krijimin e Qeverisë.