Demarkacioni do ta sfidojë Qeverinë Haradinaj

08.09.2017 20:16:07

Njëra nga çështjet kryesore që e pret Ramush Haradinajn, sapo ai ta merr detyrën e kryeministrit është Demarkacioni.

Analistët kanë thënë se kjo çështje do ta sfidojë atë.

“Kjo marrëveshje ka kaluar nëpër disa skanerë ndërkombëtar përfshirë edhe Departamentin e Shtetit”, ka thënë në Info Magazine, analisti Ilir Ibrahimi.

“Unë nuk e di çfarë ndryshime do të bëhen – ndoshta vetëm mund të hidhet poshtë dhe të niset nga fillimi”.

“Demarkacioni do ta sfidojë qeverinë Haradinaj”, tha Ibrahimi.

Edhe njohësi i çështjeve Rrahman Paçarizi, ka thënë se “kjo do të jetë çështja e parë me të cilën do të përballet Haradinaj”.

“Sepse kjo ka qenë kauza e tyre – ndoshta duhet të bëhet një komision i pavarur që do të merrej me këtë çështje”, ka thënë Paçarizi.