Demarkacioni, në një rrugë pa krye për Qeverinë Haradinaj

30.09.2017 10:10:24

Komisioni i ri për Shënjimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, i emëruar nga Qeveria Haradinaj, tashmë ka nisur zyrtarisht punën. Kështu kanë bërë të ditur për gazetën Zëri, pjesëtarët e këtij Komisioni, të cilët kanë thënë se javën që vjen do të ketë angazhim edhe më të madh si në punën e kabinetit, ashtu edhe në terren.

 

Mirëpo, Ambasada e Malit të Zi, në një përgjigje për Zërin ka ripërsëritur edhe një herë se çështja e demarkacionit tashmë është punë e kryer.

Pavarësisht kësaj, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar që demarkacioni të anashkalohet si kusht për liberalizmin e vizave.

Njohësit e procesit të liberalizimit konsiderojnë se Kosova duhet të fokusohet më tepër te luftimi i krimit dhe i korrupsionit (kushti tjetër për viza) sesa të merret me rinegocimin e Marrëveshjes së Demarkacionit., meqë një gjë e tillë merr shumë kohë dhe zvarrit shumë procesin e liberalizmit të vizave.