Demarkacioni ratifikohet në Kuvend më 11 gusht

04.08.2016 10:00:44

Koalicioni qeverisës do të përpiqet ta ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi para vizitës së Zëvendëspresidentit Joe Biden i cili do të jetë në Prishtinë më 17 gusht.

Burime të Gazetës Express bëjnë me dije se projektligji i marrëveshjes së demarkacionit do të dërgohet në Kuvend javën e ardhshme

Javën e ardhshme Kuvendi i Kosovës e shqyrton Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Data më e përafërt mund të jetë 11 gushti. Sipas burimeve brenda Qeverisë thonë se demarkacioni pritet të ratifikohet para ardhjes së Joe Biden në Kosovë.

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta vizitojë Kosovën më 17 gusht.