Demiri: Gruevski vuan nga sindromi i Millosheviqit

18.12.2016 18:53:49

Ish diplomati Alajdin Demiri, gjatë një interviste në televizionin Shenja, ka folur rreth deklaratave të fundit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Demiri tha se ky është një skenar që Gruevski gjatë kohë ka qenë duke e përgatitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është një skenar të cilin Gruevski gjatë kohë është duke e përgatitur. Është skenarë i eliminimit të politikbërjes dhe të krijimit të Qeverisë, është një skenarë i teorive të komplotit se gjith dynjaja na ka faj dhe gjith dynjaja na urren, sindrom i cili ishte prezent në kohën e Millosheviqit”, tha Demiri për TV Shenja.

Demiri tha se është krejtësisht e qartë se Gruevski ka vendosur në një mënyrë të drejtpërdrejt Maqedoninë ta shtijë nëpër turbulenca, për arsye se me këtë vokabular dhe me këtë mënyrë të sjelljes, ai thirret vetëm në OBRM-PDUKM-në si parti më të fortë me të cilën, sipas tij, ai duhet të vazhdojë të sundojë dhe asnjë faktor tjetër nuk e ka parasysh.