Demolli: LDK-ja pro Projektligjit për Ushtrinë, nesër e procedojmë në qeveri

13.03.2017 19:23:45

 

“ Unë e di që iniciatori i ligjit, respektivisht presidenti i shtetit, ka deklaruar publikisht që çdo veprim që ka ndërmarrë Presidenca është në koordinim dhe bashkërendim me faktorin ndërkombëtar. Andaj ne besojmë se një koordinim dhe bashkërendim i tillë ekziston. Gjithsesi ne do ta përkrahim. E kam theksuar më parë publikisht, prapë do ta them se edhe unë si ministër i FSK-së, por edhe Grupi Parlamentar i LDK-së, do ta përkrah draftligjin e tillë. Sepse nuk besoj që ka shqiptar në Kosovë, i cili nuk e dëshiron një gjë të tillë të ndodh sa më parë që është e mundur. E aq më parë që gjatë mandatit tim sa jam ministër i FSK-së të ndodh një gjë e tillë, që për tërë jetën do të figuron në CV-në time në biografinë time, se transformimi i FSK-së ka ndodhur gjatë periudhës sa unë kam menaxhuar Ministrinë e FSK-së”, ka deklaruar Ministri Demolli.