Dëmtimi “horror” i gjimnastes amerikane, i thyhen gjunjët (VIDEO)

08.04.2019 17:29:40

Sporti profesionist e shtyn trupin e njeriut të tejkalojë limitet e në shumë raste traumat që pësojnë sportistët janë të paimagjinueshme.

Rasti më i fundit është ai i gjimnastet amerikane, Samantha Cerio, në turneun “Baton Rouge Regional” në Louisiana.

Teksa po realizonte provën e saj, Cerio i vendosi gabim këmbët mbi dyshek, pasi kishte bërë disa rrotullime, dhe ajo që tregojnë pamjet është vërtet e tmerrshme. Asaj iu përthyen gjunjët në krahun e kundërt, duke pësuar një dëmtim shumë të rëndë.

Të pranishmit dhe juria u shokuan nga ky dëmtim, që ndodh rrallë në gjimnastikë.