Dëmtohet spitali në të cilin u investuan 7 mln euro

10.01.2017 23:17:22

Një qytetar nga Vushtrria ka raportuar me disa fotografi ku shihen dëmtimet në ndërtesën e Spitalit të Përgjithshëm “Sheikh Zayed” në Vushtrri.

Ky spital ishte përuruar para një muaji, është investim i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe në të janë investuar rreth 7 milionë euro.

Disa dëmtime siç shihen në fotografitë e dërguara nga një qytetar janë në ullukët e këtij spitali dhe disa mjedise të tjera brenda tij.

Drejtori i këtij spitali Hajrullah Saraqi e ka konfirmuar dëmtimin për KALLXO.com, por ka thënë se ato dëmtime shumë shpejt do të sanohen.

“Ajo gjendje ka ardhur nga mbyllja e ullukëve sepse punëtorët hedhin sende në ballkon dhe ato sende e kanë mbyllur ullukun që ka bërë që uji të mos qarkullojë dhe ka dal jashtë tij. Ky dëm shumë shpejt do të sanohet”, tha Saraqi.

spitali1spitali4