Dënim i përjetshëm për vrasjen e tre ushtarëve amerikan

17.07.2017 13:31:14

Një ushtar jordanez është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e tre trajnerëve ushtarakë amerikanë vitin e kaluar.

Marik al-Tuwayha, i cili u shpall fajtor për vrasje me paramendim, sulmoi viktimat kur automjetet e tyre iu afruan bazës ajrore al-Jafr në nëntor.

Njëri nga komandanët vra në bazë dhe dy të tjerë vdiqën më vonë në spital.

 

Autoritetet jordaneze pretenduan fillimisht se shtetasit amerikanë u vranë sepse automjeti i tyre nuk arriti të ndalonte dhe u përplas.