Dënimi i FIFA-s nuk shëron dot paranojën e serbëve

26.06.2018 16:37:06

Nga Rexhep Kastrati

FIFA ka dënuar Xhakën, Shaqirin me nga 10 mijë euro, kurse  Lichtsteiner-in, me 5 mijë euro, për shkak se në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, kanë bërë me duar dhe gishta figurën e shqiponjës!

Edhe pse ky dënim është anakronik, megjithatë nuk është ajo që kanë pritur serbët kur kanë kërkuar masa disiplinore ndaj futbollistëve të Zvicrës.

Paranoja serbe ndaj shqiponjës, është çështje me të cilën duhet të merren profesionistët e fushës, pasi që është element thelbësor i sociopatisë kolektive të serbëve, pra që nuk ka të bëjë thjesht me një ndeshje sportive.

Edhe histeria e serbëve e shpërfaqur pas ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë ishte përtej kufijve të një ndeshjeje sportive dhe të një gjesti të vetvetishëm si reagim emocional të futbollistëve pas shënimit të golave, e që dëshmon për thellësinë e paranojës serbe në sociopatinë kolektive serbe.

Është për të theksuar se paranoja serbe ndaj gjestit të Xhakës, Shaqirit dhe  Lichtsteiner-it, që bënë shqiponjën, është e drejtuar ndaj një simboli që e kanë edhe vetë serbët: shqiponjës, e që është në flamurin e tyre.

Pra, është për t’u studiuar se përse serbët i pengon, i provokon dhe i tmerron shqiponja te shqiptarët, e ndërkaq, të njëjtën e mbajnë në flamurin e tyre?

Dhe për ta kuptuar këtë, ndoshta duhet hulumtuar të vërtetën identitare të serbëve, e që është një e vërtetë e një etniteti të krijuar mbi përvetësimin e simbolikës fetare, kombëtare dhe identitare shqiptare, pasi që siç dihet, serbët dhe në përgjithësi sllavët e jugut, identitetin e tyre e kanë ndërtuar mbi substratin ilir të identitetit të gadishullit ilirik.

Dhe derisa kroatët dhe sllovenët e pranojnë këtë, janë serbët dhe përgjithësisht sllavo-ortodoksët ata që jo vetëm e mohojnë këtë, por janë bazuar gjithmonë në falsifikimin e të vërtetës që kujtonin se mund ta zhduknin me zhdukjen e shqiptarëve.

Serbët kanë frikë, kanë paranojë të fortë se fuqizimi i shqiptarëve do të nxjerr në sipërfaqe të vërtetën se ata nuk janë asgjë tjetër pos një popull i krijuar mbi përvetësimin e simbolikës identitare shqiptare, e shqiponja e bërë nga shqiptarët, qoftë edhe në një ndeshje sportive, ua kujton të vërtetën për identitetin e tyre të vjedhur.

Në këtë kontekst, histeria dhe patologjia serbe pas ndeshjes ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë, nuk ka të bëjë thjesht me gjestin e Xhakës, Shaqirit dhe  Lichtsteiner-it, por me sociopatinë e tyre kolektive.

Prandaj, nuk është dënimi i FIFA-s ai që qetëson dhe shëron paranojën e serbëve, edhe sikur dënimi të ishte me pamundësim të aktivizimit të Xhakës dhe Shaqirit në lojë, edhe sikur të ishte edhe anulim i ndeshjes, edhe sikur të ishte dhënie e pikëve Serbisë, apo edhe qoftë dënim i përhershëm i këtyre futbollistëve për të mos luajtur futboll.