Dënohen testimet raketore të Koresë Veriore

07.09.2016 11:48:46

Këshilli i Sigurimit i OKB dënoi testimet raketore të fundit të Koresë Veriore. KS i OKB-së  të martën me anë të një deklarate, dënoi testimin e raketave balistike nga ana e Koresë Veriore dhe këtë veprim të Penianit e konsideroi dëshmi për zhvillimin e sistemeve raketore për bartjen e kapsulave bërthamore të këtij vendi.

Në deklaratën e KS të OKB është kërkuar nga Koreja Veriore tu japë fund testimeve të tilla raketore për të parandaluar shtimin e tensioneve rajonale. Para kësaj, Koreja Jugore, Japonia dhe aleatet e tyre perëndimorë kanë ushtruar presion mbi KS të OKB për të shtuar masat ndëshkuese kundër Penianit, mirëpo kundërshtimi i Kinës u bë shkak që KS i OKB të mjaftohet vetëm me lëshimin e një deklarate.