Dënohet njollosja e shkollës në Obiliq me grafite serbe

Dënohet njollosja e shkollës në Obiliq me grafite serbe

23.04.2017 12:42:54

Partia Fjala dënon njollosjen me grafite serbe të shkollës fillore Pandeli Sotiri në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

“Ky vandalizëm dhe njollosja e kësaj shkolle nuk po ndodh për të parën herë, por deri më tani askush nuk ka reaguar. Sikur të ndodhte e kundërta në ndonjë komunë me shumicë serbe, do të reagonte edhe Beogradi dhe do të alarmohej Brukseli. Edhe komuna e Obiliqit edhe Qeveria e Kosovës duhet të i mbrojnë institucionet tona shkollore nga vandalizimet dhe njollosjet me sllogane serbe kundër Kosovës”, thuhet në reagimin e kësaj partie.