Departizimi i diasporës nevojë e Kohës!

29.05.2018 15:34:17

Nga Ahmet Asani

Koha e demokratizimit te veprimtarise politike viteve 90-ta, duke pranuar pluralizmin politik, ishte nje nevoje e madhe e kohes jo vetem ne atdhe por edhe ne diaspore! Daspora shqiptare ka pas dy momentume kritike kur eshte dashur te beje ndryshime te medha:
1. ishte viti 1990 kur duhej heq dore nga monizmi dhe ylli komunist per te kaluar ne demokraci pluraliste dhe
2. viti 1999 kur diaspora duhej pershendetur me jeten dhe veprimtarine partiake!
Ka shume vite qe mërgata nuk ështē më vend per veprimtari partiake, kete e dinë edhe ata qe merren me organizim partiak, por nga që jane kacavjerrur keq neper dege e rrema te partive nuk po mund te zbresin nga to!
Nese ka ende te tille qe mendojnë se deget, nendeget e rremat e disa subjekteve ne diaspore mund ti zgjidhin problemet politiko-ekonomike qe ka Kosova, atehere vertete eshte per keqardhje! Nese ende ka njerez te cilet mendojnë se organizimi partiak eshte ai qe mund ti rregulloj çeshtjet jetike qe ka diaspora si arsimi plotesues ne gjuhen shqipe, kultivimi, ruajtja dhe zhvillimi i kultures e traditave kombetare, atehere vertete eshte per te qarë! Per mergaten shqiptare, nuk mund te thuhet më se eshte kohe e fundit qe te departizohet, mjerisht kjo “kohë e fundit” ka vite qe ka kaluar! Si veprimtar themelues i shoqatës “Bashkesia Shqiptare në Zvicër” dhe si simpatizant i LDK-es Rugoviste, para 3 vitesh, pikerisht ne maj te vitit 2015, ofrova vizionin qe subjektet partiake të departizohen dhe si shoqata apo forume politike te veprojne brenda “Bashkesisë Shqiptare në Zvicer”- BSHZ, ku te gjitha s’bashku te koordinonin e vendosim per politikat e aktiviteteve ne Zvicer! Vendin e nderit si te pare, mendova se do ta pranonte LDK-ja e Zvicres, mirepo mjerisht ky vizion nuk u pranua!
Pavaresisht ati momentumi une vazhdoj te veproj e mendoj se rrugë e vetme per nje transformim te organizimit konform kohes dhe nevojave qe ka mergata eshte departizimi!

Fotografia e Ahmet Asani