Depresioni i fshehur

19.07.2016 09:06:35

Leximi i këtij artikulli do të ju informoj për depresionin e fshehur në mënyrë që të ju ndihmoj të kuptoni dhe reagoni ndaj dikuj të afërt, apo në disa raste të gjeni këto sjellje në veten. Sepse depresioni shpesh herë ndodh në mënyrë të pakuptueshme dhe të padiagnostikuar.

Person i prekur nga depresioni i fshehur është personi i cili përballon të gjitha të këqijat brenda vetes në mënyrë jo të dukshme prandaj ne kemi përgatitur për ju disa nga zakonet apo sjelljet që bëjnë njerëzit me këtë lloj depresioni

Ata shtiren në mënyrë të pavetëdijshme se u shkon gjithçka mirë, duken të lumtur dhe optimist. Kështu që, ideja se njerëzit me depresion kanë një personalitet të trishtuar është e gabuar.

“Vrapojnë” pas ilaçeve të zakonshme. Shkenca sot ka paraqitur disa kura serioze për depresionin, përfshirë psikoterapinë dhe medikamentet. Megjithatë përveç këtyre, njerëzit me depresion të fshehur, për të përballuar gjendjen e tyre mendore të përditshme mbështeten te disa stile të jetuari. Për shembull te muzika, ushtrimet fizike, një xhiro me makinë, një shëtitje ose të çfarëdo lloj gjëje që i nxjerr nga një moment nervozizmi.

Kanë frikë nga braktisja. E kanë shumë të vështirë të ndahen nga njerëzit që tanimë janë bërë pjesë e jetës së tyre. Për ta vetmia është gjëja më e keqe.

Janë shumë të aftë në shpikjen e historive të ndryshme. thënë ndryshe ata dinë të gënjejnë, shpesh fshehin shumë gjëra.

Ata mund të fitojnë shprehi jonormale të të ushqyerit. Luhatjet në të ngënë saktësisht të ngrënit shumë pak apo më shumë se duhet është një shenjë e zakonshme e depresionit. Ushqimi shpesh mund të jetë i vetmi burim i lumturisë për personat me depresion duke rezultuar në mbingrënie, gjë që i shndërron këta njerëz në objekt talljeje dhe turpërimi. Kur një person me depresion ha shumë pak, kjo zakonisht ndodh sepse depresioni ndikon në oreksin e tyre duke e bërë kështu ushqimin joatraktiv.