Depresioni, sëmundja e të gjithëve. 6 këshilla për t’i shpëtuar

11.01.2019 11:58:18

Vuajnë të gjithë: gra, burra, të varfër e të pasur, të famshëm e të panjohur. Që nga ylli i Hollywood-it Charlize Theron e Nicole Kidman e deri te Gigi Buffon e Belen Rodriguez. Edhe pse ata që e vuajnë mendojnë se të dalësh prej kësaj gjendjeje është e pamundur, ajo mund të shërohet, njësoj si sëmundjet e tjera fizike.

Ajo qe permendem në një formë a një tjetër, janë nëndegë të depresionit. Por nga ana tjetër, nëse do të analizonim gjithçka, me siguri do të rezultonin të gjithë me atë që do të jetë sëmundja e shekullit. Sidoqoftë, është një sëmundje demokratike, sado që atij që e vuan, i duket sikur nuk do t’i shpëtojë kurrë. Mjekët e pohojnë në kor “Shërohet njësoj si çdo sëmundje tjetër fizike”. Për t’ju ardhur në ndihmë, specialistët psikiatër shpjegojnë disa mënyra për të dalë.

Mos fajësoni asnjëherë veten 
Depresioni është gjithmonë një subjekt me aspekte si biologjike, ashtu edhe psikosociale: predispozita biologjike natyrisht që ka rëndësi, por po aq e rëndësishme është edhe mënyra e jetesës, puna, familja. Kjo do të thotë që faktorët e jashtëm që ndikojnë në të, janë të shumtë, si krizat financiare, pasiguria në të gjitha pikëpamjet, ritmi i punës, lëvizjet stresante. Në çdo rast, “faji” nuk është asnjëherë i juaji.

Të kërkosh një diagnozë të përshtatshme 
Depresioni nuk është një sindromë unike apo e mirëpërcaktuar, përfshin një spektër të madh të sindromave klinike dhe simptomash të ndryshme. Pra, në çdo rast, duhet personalizuar. Një specialist i mirë duhet t’ju njohë për një farë kohe përpara se t’i nënshtroheni terapisë.

Pranoni medikamentet 
Depresioni nuk kurohet domosdoshmërisht me antidepresantë. Disa kurohen me rregullatorë të humorit, të tjerëve u duhen antipsikotikë, ndërsa të tjerëve nuk u nevojiten fare medikamente. Kjo vlen edhe për depresionin post lindje: në disa raste medikamentet janë të domosdoshme. Duhet PRANUAR! Vullneti i mirë nuk mjafton.

Mos abuzoni me medikamentet 
Që të pranosh të kurohesh, nuk do të thotë që të abuzosh e të bëhesh i varur prej ilaçeve. Sot është tendenca që të hyjnë ilaçet edhe në palumturitë e vogla të së përditshmes.

Evito “di ta bëj vetë” 
Për të shmangur terapitë e papërshtatshme që i bëni vetes, duhet medoemos t’i drejtoheni specialistit, me të cilin duhet të qëndroni në kontakt deri në fund të terapisë.

Të kërkosh ndihmë nuk është asnjëherë turp ...
thënë me fjalë, e dimë, mund të mendoni se duket e lehtë, por duhet të punoni me veten në këtë pikëpamje. Nevojitet gjithnjë që dikush t’ju qëndrojë pranë dhe t’ju motivojë të shkoni deri në fund. Depresioni është një sëmundje si të gjitha të tjerat. Rregulli thelbësor, ai i gjithmonshmi, është një: të kërkosh ndihmë! Sapo të mundesh, pa frikë, pa turp.