Deputet të Parlamentit të Kosovës,lëreni kalkulimet meskine votoni Ligjin e mbijetimit të popullit..

15.11.2020 16:54:01

Nga Fadil Maloku

Deputet të Parlamentit të Kosovës , votoni Ligjin e mbijetimit të popullit, e lëreni kalkulimet meskine dhe interesat e liderēve partiak!

1. Deputetët e kësaj legjislature, sado të dobët, konformist e padyshim edhe poltronist të dëshmuar që të duken në pamje të parë, ata DUHET PATJETËR TA VOTOJNË LIGJIN PËR RIMËKËMBJEN EKONOMIKE! Ligj ky qē hap rrugë jo për ndonjē buxhet kushedi çfarē zhvillimor e të mirëqenies sociale. Por buxhet tē mbijetimit dhe reprodukimit të thjeshtë socioekonomik- (nëse flasim me parametra dhe logjikë ekonomike) të popullit të Kosovës.

2. DUHET TA VOTOJNË, edhe shkaku se; shumica e bizneseve (edhe ashtu të kërcnuara nga hapsira e reduktuar e izolimit) të kompanive private e shtetërore do bankrotojnë pa pardon dhe pa asnjë fije e dileme logjike ekonomike!

3. Bankrotimi i këtyre kompanive, në fakt nënkupton përveç tjerash humbje pa kontroll ejonomike, edhe mbyllje tē dhjetëramijëra vende të punës! Kur kësaj i shtohet edhe animozitetit dhe jolegjitimeti moral e sociopolitik i qeverisë aktuale, atëherë ështē mē se e qartë qē do të futemi pashmangshēm në ciklin e përmbysjes të edhe asaj pak shtetēsie që e ndërtuam me mund e me sakrifica në këto dy dekada. Serbia, kētë e dëshiron dhe këtë po e pret, bashk me ca miq të saj! Fadil Maloku, Kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës (SHeSK)