Deputetët britanik kontestojnë rolin udhëheqës të SHBA-së në Lindjen e Mesme

02.05.2017 14:12:06

Deputetët britanikë konsiderojnë se Britania e Madhe nuk duhet të mbështetet edhe më tutje tek udhëheqja amerikane në Lindjen e Mesme, duke kërkuar që Londra të punoj ngushtë me Evropën për të shpëtuar zbatimin e një marrëveshje bërthamore të fuqive botërore me Iranin.

“Presidenti amerikan ka marrë disa qëndrime të cilat nuk janë konstruktive dhe se janë të mundshme madje edhe konfliktet”, thuhet në deklaratën e Davida Howell, kryetar i Komitetit britanik për marrëdhënie ndërkombëtare.

Marrëveshja ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive të mëdha e kufizon programin nuklear të Teheranit, si lëshim për disa lehtësime që do t’u bëheshin sanksioneve ndërkombëtare kundër Iranit.

Por, Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar këtë si “marrëveshjen mëtë keqe që është arritur ndonjëherë”, dhe ka paralajmëruar se administrata amerikane do ta shqyrtoj nëse do të bëj lëshime apo tërheq sanksionet.