Deputetet Donika Kadaj dhe Albulena Haxhiu vizituan tri qendra të paraburgimit

06.11.2016 15:39:00

Drejtësisë ka miratuar kërkesën e deputeteve Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi, për të vizituar Qendrën e Paraburgimit në Pejë, Lypjan dhe Prizren.

Siç njofton Ministria e Drejtësisë (MD), gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, deputetet kanë marrë opinionet e të burgosurve dhe trajtimit të tyre.

Sipas MD, Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet në funksion të zbatimit të ligjit dhe aplikon standardet e përcaktuara me ligj, por vizitat në qendrat e paraburgimit nuk duhet të kenë motive politike.

“Për të vizituar qendrat e paraburgimit, ekziston procedurë standarde për komisionet parlamentare, megjithatë, duke qene se Ministria e Drejtësisë është e përkushtuar për të siguruar transparencë maksimale të procesit, ka miratuar kërkesat individuale të deputeteve”, thuhet në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Më tej thuhet se Ministria e Drejtësisë është në pritje të emrave të personave të përcaktuar nga Familja e të ndjerit Astrit Dehari, që do të jenë pjesë e ekipit të ngarkuar për të kryer obduksionin. /Telegrafi/