Deputetët e Maqedonisë nuk punojnë por deri tani kanë marrë 320 mijë euro

15.03.2017 13:10:46

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni janë mbajtur më 11 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa mandati i deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë është verifikuar më 30 dhjetor..

Një deputet në Maqedoni merr pagë Neto prej 1335 euro, pa përfitimet nga komisione parlamentare. Nga kjo matematikë e thjeshtë për dy muaj të plotë (janar, shkurt) deputetët kanë marrë dy rroga që i bie nga 2670 deri tani. Për të parë vlerën e plotë të marrë nga taksapaguesit, 120 të zgjedhurit tonë kanë marrë hiç më pak se 320.400 euro.

Nga Kuvendi i Maqedonisë janë prononcuar për këtë rast duke thënë ”Ashtu është ligji. Ne nuk mund t’i lëmë deputetët pa të ardhura pasi të njejtët kanë dhënë dorëheqje nga puna që e kanë punuar më para.”

tha Todor Pendaro, që është i angazhuar si zyrtar për marrëdhënie me publikun në Kuvend. Deputetët janë kurnac Më herët disa funksionarë që tani janë deputetë kishin ngritur iniciativa që paratë e marra për të cilat nuk punojnë, t’i dhurojnë për qëllime humanitare.

Kjo nuk ndodhi dhe 320.400 euro tanimë janë futur nëpër xhepat e përfaqësuesve tanë. Të njejtit e presin edhe rrogën e muajit mars, për të cilën nuk kanë punuar saktë 15 ditë.