Deputetët fillojnë të arrijnë në Kuvend

28.02.2018 10:55:18

Tashmë kur ka kaluar ora 10:00 e paraparë që të fillojë seanca ku në rend dite është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, deputetët kanë filluar të arrijnë në Kuvend.

Ata janë parë duke hyrë në sallën ku do të mbahet seanca plenare.

Nga deputetët që janë parë të hyjnë në sallë janë ata të LDK-së, Driton Selmanaj, Lutfi Zharku, Kujtim Shala, Doruntinë Maloku, Vjosa Osmani, Anton Çuni, deputeti i Alternativës Ilir Deda, dhe deputetë të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, Arbërie Nagavci, Besa Baftiu dhe deputeti i liruar ditë më parë nga paraburgimi, Frashër Krasniqi.