DEPUTETËT REFUZOJNË RAPORTIN E SEKRETARIT TË MINISTRISË

DEPUTETËT REFUZOJNË RAPORTIN E SEKRETARIT TË MINISTRISË

05.05.2017 10:48:10

Ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi nuk ka shkuar të raportojë për raportin financiar të vitit të shkuar para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Krasniqi në vend të tij e kishte dërguar sekretarin e kësaj Ministrie Kapllan Halimi.

Por, deputetët e Komisionit Adem Salihaj, Time Kadrijaj dhe Shaip Muja refuzuan sekretarin për raportim ngase sipas tyre shkelet rregullorja e punës së Kuvendit.