Deputeti dhe zëvendësministri nga radhët e goranëve rrahen për para?

27.11.2017 18:09:16

Në selinë e partisë së goranëve, JPG në Dragash ka ndodhur një rrahje ndërmjet deputetit të përkatësisë gorane, Adem Hodža, dhe zëvendësministrit nga po i njëjti komunitet, Fatmir Berzati.

Nga burimet e tij, fokusi.org mëson se kjo rrahje ka ndodhur të dielën, rreth orës 16.30, kurse shkak besohet se ka qenë një shumë parash rreth 40 mijë euro.