Deputeti i LDK-së: Largimi i Haradinajt i ndalë dhimbjet e Kosovës

13.03.2018 17:50:25

Pyetjes së shpeshtë të kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinajt, nga foltorja e Kuvendit, drejtuar deputetëve të opozitës, veçanërisht deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës “Ku po ju dhemb”, i është përgjigjur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Deputeti Avdyli përmes një postimi në Facebook, ka prositur Haradinajn se “largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje.

Postimi i Avdylit:

“Meqënëse fjalia më e përdorur e R.H është-Ku po ju dhemb, unë i them që është Kosova që po lëngon nga dhimbjet e vendimeve të tij. Prandaj largimi i tij nga kreu i qeverisjes ndal shumë dhimbje. Ndalen dhimbjet e arsimtarëve, prokurorëve, mjekëve, ushtarëve, sherbyesve civil e publik. Ndalen edhe dhimbjet e miqëve ndërkombetar, por edhe bugjeti shtetit shpeton nga shpenzimet per trajtimin e dhimbjeve të shkaktuara nga RH.”(sic.), ka shkruar Avdyli.