Deputeti i LDK-së Meta i shkruan sëmundjes, kjo është dëshira e tij për vitin 2017

03.01.2017 11:02:59

Deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, është kthyer nga Gjermania në Kosovë, pasi atje po shërohej nga një sëmundje e rëndë dhe iu kishte nënshtruar tri operimeve

Meta ka shkruar në Facebook se është kthyer në Prishtinë dhe është mirë, dhe i ka falënderuar të gjitha njerëzit që janë lutur për të.

Ai ka shkruar në Facebook se lutjet që ishin bërë për të nuk kanë shkuar huq.

Ky është postimi i plotë i Metës:

Prishtinë, 03. Janar 2017

Jam i lumtur, që jam. Dhe që Ju kam!

Mirëmëngjesi, Mirdita e Pramja e Mirë, tetanëve: Ju, o njerëz të mirë, të këtij vendi të bekuar – të Kosovës e të Shqipërisë…!

Lutjet e Juaj – të mijëra miqve të mijë, miqve të prindërve, pra të familjes sime biologjike, e edhe të asaj politike etnike e kombëtare – fatmirësisht, nuk shkuan huq!

– Biles, u plotësuan po thuaj në plotëni, pra në masën më të madhe…

Unë – pas tre muajsh shërim dhe tri operacioneve – për betejën time të radhës në Heidelberg, tash e dy tre netë po i “mbush bateritë” në shtëpinë tonë familjare, n’Bregun e Diellit në Prishtinë!

Pra afër bashkëshortes Adelina Thaçi Meta , afër Pricipesave të mia, Fiona e Melisa, afër nanës sime Teutes dhe babës, Sylejman Meta, afër vëllaut Besnik Meta e bashkëshortes së tij Burbuqes, afër motrës sime, znj. Jennyfer Meta , afër Elitës dhe Lekës, afër familjes së mrekullueshme të Adelinës, prindërve të saj, Rasimit (Cimes) e Shukrijes, afër Artanit (i cili më shoqëronte edhe në Hedelberg!), sikur edhe afër Rronit e Natyrës…

– Po përmbushem, përplotësohem dhe mbushem plot me dashuri, me energji e motivacion për sfida e beteja të reja – si ta zamë Rrezatimi (i caktuar nga ekipi i mjekëve Gjermen, për në fund’ të Janarit të sivjetmë, 2017-ës, në Heidelberg te Gjermanisë! – t’këtij muaji zulm’keq!):

– pra jam, n’Lagjen ku u rita, n’qytetin tim – sa do që pa lum! – por që e dua më së shumti në botë – Prishtinën, dhe po për-mbushem në Republikën e Kosovës, zërin e te cilës e pijë, e me qenien dhe ritën e t’cilës, nuk do t’mund të ngopem asnjëherë…

– Me një fjalë: Jam i lumtur, që jam. Dhe që Ju kam!?

Të gjithë – Ju?

Dhe, natyrisht – I lumtur, që Ju kam, pikërisht, Ju!

Paçi dhe paçim të gjithë veç e veç, si gjithherë, faqen e bardhë!

p.s. përjashtuar “kjoftëlarkun”, t’cilin shpresojë ta varros thellë, n’Heidelberg, hah fundi Janarit apo hkurtit 2017-ë!