Deputeti i VV-së 137 gabime veç në një status: Nuk di as shkrim-lexim por paralajmëron trazira

20.01.2020 17:23:15

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Jahja Kokaj nga Vetëvendosje, në seancën konstituive të Kuvendit nuk ndalej së përsërituri se si ishte akademik duke kërkuar vazhdimisht qetësi në sallë. Por, del se ai nuk di të shkruajë e të lexojë as në gjuhën amtare shqipe.

Në shkrimin e tij të titulluar “Çka pas mos-marrëveshjes: Skenari ogurzi për Kosovën” të cilin e redaktoi Periskopi, ai mundohet të shpjegojë se çka do t’i ndodhte Kosovën në rast të mos-arritjes së një marrëveshjeje qeverisëse me LDK-në.

Ai madje duket [Redaksia e Periskopit nuk është aq e sigurt në lidhje me kuptimet që z.Kokaj ka dashur t’i ofrojë shkaku i gabimeve elementare drejtshkrimore e sintaksore] sikur akuzon edhe qytetarët e vendit se nuk e dinë se çfarë lloj ndryshimi duan.

“Duan ndryshim , por nuk do dijne cfare,ne ate c’akordim stihik duke gjeneruar anarshi dhe kaos te mundeshem famkeq.” – shkruan ndër tjerash Koka.

Nga ajo që mund të kuptohet nga një tekst i tillë del se Koka parasheh trazira duke thënë që “sipas këtij skenari rrezikohet të mbretërojë acarimi psikologjik i pakontrolluar i masave.” Një gjendje kjo të cilën thotë se nuk “do ia dëshiroja as armikut”, përcjell Periskopi.

Megjithëse profesioni i tij nuk është gjuhëtar, gabimet e bëra nga Koka nuk do të duhej të reflektonin as arsimimin e nxënësve të klasës së tretë apo katërt të ciklit fillor.

Numri i gabimeve të tij është hiç më pak se 137, por ka mundësi që është edhe më i madh nëse shihet më me kujdes e më me durim ky status: