Deputeti italian shpërthen në lot:“Nuk kemi ku të çojmë viktimat”

27.03.2020 10:48:49

Deputeti Daniele Belotti po fliste në parlament për numrin e madh të viktimave kur dëgjohej si i dridhej zëri dhe ndalonte shpesh herë për të mbajtur lotët.

“Unë dhe kolegu im u larguam sot nga Bergamo për të sjellë zërin e njerëzve këtu. Ne nuk e dimë ku të çojmë viktimat dhe ku të trajtojmë të sëmurët”, tha Belotti.

Teksa përpiqej të mbante emocionet, deputeti shtoi se qindra vullnetarë kanë mbërritur në spitale dhe po mundohen të trajtojnë të sëmurët.

“Njerëzit, kryetarët e bashkive dhe këshilltarët kanë dhuruar miliona euro. Faleminderit se ne nuk do të ndalojmë kurrë”, theksoi Belotti.