Deputeti me prejardhje nga Kosova, kërcënoi presidentit Aleksandar Vuçiq

Deputeti me prejardhje nga Kosova, kërcënoi presidentit Aleksandar Vuçiq

29.06.2018 11:05:58

 Maja Gojkoviq, dënoncoi, siç tha ajo, kërcënimin e deputetit Sllavisha Ristiq ndaj kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndër të tjera, sikundër bëhet e ditur nga mediet serbe, deputeti Ristiq, me prejardhje nga Kosova, ka dërguar letër kryetarit të Rusisë, Vlladimir Putin, ku përshkruante gjendje e rëndë politike të serbëve të Kosovës, ku akuzoi, mes tjerash, Vuçiqin, i cili është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Kosovën dhe që “fati tragjik i kryeministrit të vrarë Zoran Gjinxhiç paralajmëron qartë për atë që po ndodh me ata që nuk e përmbushin premtimin ” dhënë Perëndimit.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviq, vlerësoi se ”kërcënime të tilla përfaqësojnë kulmin e agresionit politik dhe të hipokrizisë dhe se qëllimi i tyre është të dobësojnë pozitën e Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq”.

Gojkoviq më tej theksoi se “është e papranueshme që në Serbi të bëhen kërcënime të tilla ndaj kryetarit të shtetit dhe jam e bindur se qëndrime të tilla monstruoze, pavarësisht se nga kush vijnë, nuk do ta gjunjëzojnë kryetarin”.