Deputetja Doruntinë Maloku dhe zëvendësministrja Besa Zogaj zhvilluan takim me strukturat e Forumit të Gruas së LDK-së në Mitrovicë

25.04.2017 23:18:24

 

Në selinë e LDK-së në Mitrovicë sot kanë qëndruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës Doruntinë Maloku ku kanë takuar drejtueset e Forumit të Gruas së LDK-së këshilltaret dhe aktivistet.
Me këtë rast kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së Florije Ibishi i ka njoftuar mysafiret nga Prishtina rreth aktiviteteve që zhvillon forumi angazhimin në rritjen dhe fuqizimin e rolit të femrës jo vetëm në LDK por edhe në shoqërinë tonë sikurse edhe për përpjekjet për mbështetjen socio-ekonomike të femrës në Mitrovicë.
Zëvendësministrja e Ministrisë se Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj ka theksuar se Qeveria por edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik është duke bërë përpjekje që të mbështes fuqizimin e femrës dhe rritjes së mirëqenies ndërkohë që masat që janë ndërmarr kanë bërë të kemi shtim të rritjes ekonomike ndërkohë që në të ardhmen planifikohet të kushtohet rëndësi projekteve që do mundësojnë gjenerimin e vendeve të reja të punës për të rejat dhe femrat në përgjithësi. Me këtë rast deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doruntinë Maloku ka shprehur kënaqësinë me takimin me drejtueset e forumit por edhe aktivistet e reja të LDK-së, duke theksuar rëndësinë e takimit bashkëbisedimit dhe shkëmbimit të përvojës ndërmjet tyre me qëllim realizimin e synimeve që ka ky subjekt në zgjedhjet lokale por edhe qendrore në qytetin e Mitrovicës. Kryetarja e FG të LDK Florije Ibishi ka theksuar se takimet e këtilla i shërbejnë njohjes ndërmjet vetës njohjen me rrjedhat aktuale në vend por edhe me synimet dhe pritjet që ka LDK në vitin që jemi që është vit zgjedhor ku synimi është i qartë marrja e votës dhe mbështetjes së qytetarëve për një qeverisje të përgjegjshme në të mirë të mirëqenies dhe zhvillimit.