Deputetja drekon me byrek e jogurt në sallën e Kuvendit (Foto)

02.02.2019 17:15:13

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për Projektligjin e pagave në sektorin publik, ka filluar rreth orës 11.00, por deri tash Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ende nuk ka dhënë ndonjë pauzë.

Për shkak të votimit të amendamenteve në Projektligjin e pagave në sektorin publik, deputetët e kanë të pamundësuar që shkaku i kuorumit,  të lëshojnë seancën për të dalë për të pirë kafe apo për të ngrënë diçka, në hollin e Kuvendit, shkruan Telegrafi.

Kjo ka bërë që dikush nga deputetët të detyrohet që brenda sallës së Kuvendit gjatë seancës të shqehet, sikur është rasti i deputetes në fotografinë e bërë nga fotoreporterit.

Deputeja, derisa po debatohej për Ligjin e pagave, në të njëjtën kohë po kryen obligimin e saj të votimit të amendamenteve dhe po drekon me byrek e jogurt.