Deputetja e LDK-së: Dikush të japë llogari për përjashtimin e AKA-së

07.03.2018 19:55:07

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku – Rexhepi, ka thënë se kjo parti nuk mund t’i mbyll sytë para parregullsive në arsimin e lartë në vend.

Ajo e ka thënë këtë duke folur për seancën e mbajtur për përjashtimin e AKA-së nga EQAR.

“Për dy vjet mund të mos rikthehet Kosova në EQAR. Atëherë e kujt është përgjegjësia dhe kush do të jep llogari për këtë dëm që i është bërë Kosovës dhe qytetarëve”.

“Jemi në gjendje të kontribuojmë me ekspertët tanë që AKA të kthehet në vendin e merituar.Nëse qeveria vazhdon me këtë tempo është gabim”.

Bunjaku – Rexhepi ka thënë në fund se LDK është pro demarkacionit, duke rikonfirmuar qëndrimin e këtij subjekti politik.

“LDK është pro demarkacionit jemi parti institucionale”, ka thënë ajo.