Deputetja e VV-së tregon kur mbahet Këshilli i Përgjithshëm

14.12.2017 21:23:05

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Fitore Pacolli ka thënë se janë mbledhur nënshkrimet e mjaftueshme që të thirret mbledhja e Këshillit të Përgjithësomë të Vetëvendosjes.

Ajo me anë të një postimi në facebook ka thënë se deri tani nënshkrimin për këtë mbledhje e kanë dhënë mbledhje 2/3 e të gjithë delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm, e që sipas statutit nevojiten vetëm 1/5 e nënshkrimeve e të gjithë delegatëve të Këshillit.

Pacolli ka thënë se të premten do t’i dorëzohet të gjitha nënshkrimet Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes Hydajet Hyseni, që ta thërras të dielen mbledhjen e organit më të lartë vendimmarrës të partisë

Postimi i plotë i saj:

Gjatë tre ditëve të fundit ka patur një kërkesë të drejtë dhe të shtruar masivisht nga anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për të mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, organit më të lart vendimmarrës. Për më tepër, mbledhja e fundit e këtij Këshilli është mbajtur më 20 gusht 2017, dhe me Statut mbledhjet e këtij organi duhen mbajtur së paku një herë në tre muaj. Me bindjen e thellë te parimet e demokracisë së brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, gjatë ditës së sotme, në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Organeve Vendimmarrëse, janë mbledhur nënshkrime nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për ta mbajtur mbledhjen e këtij Këshilli ditën e diel, data 17 dhjetor 2017.

Deri tani e kanë dhënë nënshkrimin e tyre për ta mbajtur këtë mbledhje 2/3 e të gjithë delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me Statut dhe Rregullore nevojitet vetëm 1/5 e nënshkrimeve e të gjithë delegatëve të Këshillit për ta thirrur e për ta mbajtur këtë mbledhje. Kështu, tashmë kriteri është përmbushur, por ka ende delegatë që dëshirojnë të nënshkruajnë dhe kemi vendosur që të presim dhe pak që ata të na e kthejnë të plotësuar formularin e grumbullimit të nënshkrimeve.

Të gjitha nënshkrimet e grumbulluara sot dhe në orët në vijim, do t’i dorëzohen nesër paradite Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Hydajet Hyseni, për ta thirrur mbledhjen organit më të lartë vendimmarrës të Lëvizjes VETËVENDOSJE! këtë të diel, data 17 dhjetor 2017.