Deputetja Hajdari kundër PD-së: Boksi politik i shërbeu Veliajt

19.06.2018 19:03:01

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari kritikon hapur reagimin e kolegut të saj, Flamur Noka i cili tentoi ta nxirrte me forcë nga Komisioni i Medias, z.Veliaj. Kjo do të thotë se mendimet e lira marrin pëlqime edhe nga kundërshtarët politik.

Statusi në Twitter i deputetes Rudina Hajdari, se përplasja e sotme në Komisonin e Medias për Teatrin Kombëtar, mes PD dhe Erion Veliajt u kthye në ndeshje boksi politik, dhe kundër kauzës për mbrojtjen e Teatrit, është pëlqyer edhe nga vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias u shoqërua me tension, pasi deputetët e opozitës u ngritën kundër pranisë së Erion Veliajt atje. Në këtë mbledhje ishte parashikuar të zhvillohej një seancë dëgjimore për Teatrin Kombëtar, por situata degradoi nga përplasje verbale deri në përplasje fizike.