Deputetja Haxhiu tregon arsyet e ‘përplasjes’ me deputetn Izmaku lidhur me projektligjin për zgjedhjet

16.04.2019 18:16:28

Kryetarja e komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, ka thënë se ka proceduar në parim projektligjin për zgjedhjet me 6 vota për dhe 1 kundër.

Në një status në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu ka shkruar se ky projektligj parasheh lehtësime për të drejtën e votës për bashkatdhetarët dhe se sipas saj kjo duket që po i pengon PDK-së.

Ajo ndër të tjera ka sqaruar edhe arsyen e përplasjes me deputetën e PDK-së, Xhevahire Izmaku.

“Komisioni për Legjislacion sot ka proceduar për shqyrtim në parim projektligjin për zgjedhjet me 6 vota për dhe 1 abstenim. Ky projektligj parasheh lehtësime për të drejtën e votës për bashkatdhetarët dhe kjo duket që po i pengon PDK-së, por nuk do të arrijnë ta ndalin. Për hirë të opinionit publik, më duhet të sqaroj se arsyeja e përplasjes me deputeten e PDK ishte për shkak të insistimit të saj që ky projektligj mos të procedohet dhe t’i kalohet komisonit Ad Hoc. Kjo do të nënkuptonte zgjatje të mëtejme të kësaj çështje dhe mosadresim të një kërkese dhe të drejte të bashkatdhetarëve tanë që e kanë pasur ndërvite”, ka shkruar në Facebook, Albulena Haxhiu