Deputetja Vjosa Osmani takohet më Brian Yee

28.03.2017 20:59:11

Deputetja Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ndihmësin e zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Osmani në një status në Facebok ka treguar për këtë takim duke thënë se kishte një takim produktiv me aleatët strategjik.

“Diskutime shumë produktive me aleatët tanë strategjik. Foto nga takimi me z. Hoyt Yee -Zëvendës-Ndihmës Sekretar Amerikan i Shtetit”, ka shkruar Osmani derisa ka bërë publike edhe fotot e këtij takimi.

Ndihmësi i zëvendës-sekretarit amerikan të Shtetit gjatë ditës është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, dhe zyrtarë të tjerë institucionalë.