Derbi anglez për transferimin e Guedes

06.01.2018 13:32:42

Manchester Unitedi dhe rivalët e tyre të mëdhenj, Liverpooli, janë duke kërkuar shërbimet e sulmuesit anësor të Paris Saint-Germain, Goncalo Guedes, i cili është i huazuar te Valencia.

Klubet angleze janë të interesuara për përforcimin e skuadrave të tyre, pasi duan të jenë konkurrues në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mediumi i njohur El Confidencial, raporton se skuadra e mëdha nga Liga Premier duan të forcojnë radhët e tyre gjatë këtij afati kalimtar dhe tashmë kanë piketuar objektivat.

Sipas këtij mediumi, 21-vjeçari i talentuar portugez, Guedes, është shfaqur si një objektiv madhor për të dy klubet angleze.

Guedes duke shënuar njërin nga golat e shumtë këtë sezon në La Liga

Pas një kalimi të madh nga Benfica në PSG në janar të vitit të kaluar, Guedes u përpoq të bënte përshtypje, por konkurrenca nuk i lejoi shumë hapësira ta shfaq talentin e tij.

Pas kësaj, Guedes u dërgua në huazim te skuadra e madhe nga La Liga, Valencia, duke shkëlqyer me shumë gola të shënuara dhe asistime të dhuruara.

Klubi spanjoll nuk ka mundësi blerje pas huazimi është i thjesht, kështu që skuadrat tjera duan t’i drejtojnë ofertat e tyre drejt sheikëve të Parisit, të cilët kanë nevojë për të holla për të mos prishur financat e UEFA-s.

Për Guedes interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe skuadra tjetër angleze, Arsenali, ndërsa çmimi i tij mendohet të jetë mbi 40 milionë euro.