Derbi i Francës përfundon pa fitues

29.01.2017 23:07:06

PSG dhe Monaco janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligue 1.

Parisienët kaluan të parët në epërsi, kur Edison Cavani shënoi nga penalltia në minutën e 81-të.

Kur gjithçka dukej e përfunduar, Bernardo Silva barazoi rezultatin në minutën e fundit të takimit.

Me këtë barazim, Monaco është kryesues së bashku me Nicen me nga 49 pikë, ndërsa PSG është e treta me tre pikë më pak.