Derbi i qytetit i takon Liverpoolit

19.12.2016 23:07:20

Derbi në mes të Evertonit dhe Liverpoolit i ka takuar këtij të fundit, ishte Sadio Mane i cili në minutat shtesë të lojës ia dha fitorën skuadrës së tij.

Loja ishte mjaftë e fortë, ku nuk munguan rastet nga të dyja skuadrat të cilat zhvilluan një lojë mjaftë të mirë.

Liverpooli me këtë fitore rënditet e dyta në tabelë me 37 pikë të grumbulluara, 6 më pak se lideri i premiereliges Chelsea, ndërkaq Evertoni mbetet në pozitën e nëntë me 23 pikë të grumbulluara. /fokusi.org/