Deri në orën 14:00 në KQZ kanë aplikuar për certifikim 13 subjekte politike

16.01.2021 16:31:46

Në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), deri në ora 14:00 , kanë aplikuar për certifikim 13 subjekte politike, ndër to 9 parti, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare me gjithsej 276 kandidatë për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar për  Telegrafin se janë duke  pritur edhe aplikimin e subjekteve të tjera politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, ka thënë Elezi.

Afati për aplikimin e subjekteve politike është deri në orën 18:00 të ditës së sotme.